← Shfleto

Ejup Pllana

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në qershor të vitit 1950 në Lajthishtë të Kastriotit. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Zagreb, më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KLINIKE TË KARDITIT NË FAZËN AKUTE TË ETHEVE REUMATIKE NË MOSHËN E RRITUR”. Mr. Ejup Pllana doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në janar të vitit 1999 me temën: ” DEMTIMET KARDIAKE NË RECIDIVAT E ETHEVE REUMATIKE NË MOSHËN E RRITUR”. Dr. Ejup Pllana së pari punoi si mjek në Obiliq e më 1984 u zgjodh asistent i lëndës Mjekësia interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Specializimin e kreu në Zagreb dhe Prishtinë. Ka të botuara më se 50 punime shkencore – profesionale si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.