← Shfleto

Ejup Hamiti

Doktor o shkencave të natyrës – matematikës

Lindi me 1937 në Zasellë të Mitrovicës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe Gjimnazin. FSHMN-Degën e Matematikës e kreu në Beograd më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1967 me temën: ”GJEOMETRIA E LAKORËS NË BËRRYLAT E LAKUAR TË SHUMLLOJSHME”(sr). Mr. Ejup Hamiti doktoroi në FSHMN-Dega e Matematikës në Zagreb në qershor të vitit 1973 me temën: ”KONTRIBUT I TEORISË SË BASHKANGJITJES SË GRUPEVE-GJYSMËGRUPEVE”(kr). Dr. Ejup Hamiti së pari punoi si prof. i matematikës në Gjimnaz të Mitrovicës, mandej kaloi si asistent në Degën e Matematikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka qenë në specializim në Francë e SHBA, mandej kaloi në Fakultetin Teknik si prof. i matematikës dhe arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Ka qenë dekan i FSHMN në Prishtinë, Sekretar për Arsim i KSA të Kosovës. Ka tekste të matematikës per të gjitha nivelet e shkollimit prej fillor e deri në universitar. Ka të botuara 29 tekste shkollore. Ligjëron edhe në Shkallën e Tretë të Studimeve në Degën e Matematikes - në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.