← Shfleto

Eduard Isufi

Doktor i gjeodezisë

Për vendlindjen dhe për shkollimin fillor e të mesmin nuk kemi të dhëna, por dihet se Shkollën e Bashkuar të Oficerëve-Dega e Topografisë, e kreu në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit-Dega e Gjeodezisë, në Tiranë më 1971. Specializimin në fushën e Informatikës e bëri në Institutin Tipografik të Ushtrisë të Tiranës dhe doktoroi në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë në dhjetor të vitit 1989 me temën:”STUDIMI MBI ARGUMENTIMIN, ZGJEDHJEN OPTIMALE DHE AUTOMATIZIMIN E LLOGARITJEVE TË TRIANGOLACIONIT SHTETËROR TË KLASIT TË PARË TË SHQIPËRISË”. Dr. Eduard Isufi në fillim punoi si specialist në Institutin Topografik të Ushtrisë të Tiranës, ishte përgjegjës (prej 1978) në këtë institut. Punoi si pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Katedrën e Gjeodezisë të Tiranës. U specializua në Universitetin Autonom të Barcelonës. Me vendimin e Qeverisë nr. 786 të datës 17.12.1992 u caktua profesor i asociuar për lëndën e Gjeodezia e lartë. Ka të botuara 3 punime shkencore, 2 punime profesionale, 6 tekste shkollore, një leksikon dhe disa projekte të realizuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.