← Shfleto

Edmond Beqiri

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në shkurt të vitit 1963 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gimnazin matematikor) e kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Drejtimin e Elektronikës e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektronikës-Drejtimi i shkencave kompjuterike të aplikuara në Zagreb, dhe magjistroi në Fakultetin e Elektroteknikës në Tiranë në shtator të vitit 1996 me temën: ”METODAT E MATJES SË SIPËRFAQËS SË LËKURËS ME ANË TË PAISJEVE AUTOMATIKE TË DIGJITALIZUARA”. Mr. Edmond Beqiri doktoroi në Tiranë në Departamentin Informatikë e Aplikuar, statistikë e Matematikë në shtator të vitit 1999 me temën: ”ROLI I INFORMATIZIMIT NË EKSPANSIONIN E EKONOMISË SË TREGUT NË KOSOVË”. Dr. Edmond Beqiri së pari punoi si inxh. në Fabrikën e Lëkurëkëpucëve të Pejës, mandej në SHL TË BIZNESIT në Pejë ku ishte edhe drejtor i kësaj shkolle ku punon si prof. inordinar i Bazave të Informatikës. Ka të botuara 30 punime profesionale dhe 10 punime shkencore si dhe 3 tekste universitare dhe 4 libra të ndryshme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.