Eda Domi-Vula
Doktor e shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në gusht të vitit 1966 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Prishtinë ku kreu edhe FSHMN-Dega e Matematikës më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1997 me temën:”FIBRACIONET DHE FIBACIOENT E FORMËS” Mr. Eda Domi-Vula doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temën: ” ZGJEDHJET E PROBLEMEVE MATEMATIKORE DHE VLERËSIMI I TYRE”. Dr. Eda Domi-Vula është asistente në FSHMN të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.