← Shfleto

Dukagjin Pupovci

Doktor i shkencave të natyrës – matematikös

Lindi në qershor të vitit 1964 në Prizren. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Zagreb, ku edhe magjistrua në korrik të vitit 1989 me temën: ”KONVERGJENCA E METODAVE PARALELE PËR REDUKTIMIN E NORMËS”(kr). Mr. Dukagjin Pupovci doktoroi në FSHMN të Prishtinës në nëntor të vitit 1998 me temën: ”POLARIZIMI I DISA METODAVE TË TIPIT TË JAKOBIT PËR ZGJEDHJEN E PROBLEMIT TË VLERAVE VETJAKE”. Dr. Dukagjin Pupovci më 1985 u zgjodh asistent e ligjërues i disa kurseve të lëmit të algjebrës, informatikës dhe matematikës numerike. Ka qenë anëtar i Pleqësisë dhe nënkryetar i Kuvendit të Universitetit dhe prodekan i FSHMN në Prishtinë. Për specializim qëndroi në Moskë, u Certifikua në Budapest si trajner për metoda të planifikimit, ka qenë për trajnim në Universitetin e Kolumbisë në Nju Jork. Në vitin 2000 Dukagjini zgjidhet drejtor i Qendrës për Arsimim të Kosovës (KEC) dhe është anëtar i disa trupave konsultative dhe vendimmarrëse rajonale dhe ndërkombëtare. Dr. D. Pupovci ka 30 njësi bibliografike të fushës së matematikës të botuara. Tash është docent i matematikës në FSHMN të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.