Dukagjin Nimani
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Grupi Teoria dhe praktika e plasmanit të marketungut në Prishtinë ku edhe magjistroi në mars të vitit 1983 me temën: ”PLASMANI I VERËS SË KOSOVËS DHE MUNDËSIA E PËRMIRËSIMIT TË KUALITETIT”. Mr Dukagjin Nimani punoi në Entin Krahinor të Planifikimit Shoqëror të Prishtinës, mandej në Institutin Ekonomik në Fakultetin e Ekonomisë në Prishtinë. Ka marr pjesë në hartimin e disa projekteve në vend dhe është zgjedhur asistent për lëndën marrëdhëniet ndërkombëtare ekonomike në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.