← Shfleto

Driton Rrustemi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në maj të vitit 1962 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin matematikor i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik – Drejtimin e Elektroteknikes me Telekomunikacion e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në S.B University të Londrës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1999 me temën: ”APLIKIMI I SOFTWAR-it LAB WIEW PËR LIDHJEN (INTREFEJSING) NË MES KOMPJUTERËVE DHE SPEKTRIT ANALIZATORIT”(an). Mr. Driton Rrustemi së pari punoi si mësimdhënës në Gjimnaz të Mitrovicës, mandej kaloi si inxh. në Metalurgjinë e Zinkut deri me largimin nga puna nga pushteti serb më 1990. Mandej u angazhua në arsim në Shkollën Teknike të Mitrovicës. Më 1996 shkoi në Angli për t’i kryer studimet pasuniversitare. Më 2001 u kthye në vendlindje dhe u zgjodh ligjërues në SHLT të Mitrovicës. Mr. D. Rrustemi ka të botuar një punim shkencor në Londër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.