Drita Maksuti-Berisha
Doktor shkencash të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1952 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1998 me temën: ”PREVALENCA KLINIKE E SËMUNDJES ULCEROZE TE PUNËTORËT E GASIFIKIMIT TË THËNGJILLIT NË OBILIQ DHE MIHJES SIPËRFAQËSORE NË BELLAQEVC” Mr. Drita Maksuti-Berisha doktorua në të njëjtin fakultet në Prishtinë në janar të vitit 2001 me temën: ”KARAKTERISTIKAT ENDOSKOPIKE TË ULCERËS GASTRODUODENALE ME VËSHTRIM TË VEÇANTË NË DISA SPECIFIKA TË KËSAJ SËMUNDJEJE NË KOSOVË”. Dr. Drita Maksuti-Berisha së pari punoi si mjeke në Spitalin e Prishtinës, specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në lëmin e gastroenterologjisë dhe të hepatologjisë në Zagreb. U zgjodh asistente e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka marrë pjesë në disa simpoziume shkencore me 6 kumtesa.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.