← Shfleto

Drita Konxheli-Radoniqi

Magjistër e shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1960 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1984. Ka qenë “Studente e dalluar” në mësime. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1997 me temën: ”INFLACIONI SI INSTRUMENT I POLITIKËS SHTETËRORE”. Mr. Drita Konxheli-Radoniqi së pari u punësua në OP “Nashe Dete” në Shkup, e prej vitit 1986 është angazhuar asistente e lëndës Ekonomia e ndërmarrjes në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh ligjëruese e Ekonomisë së ndërmarrjes dhe asistente e lëndës Mikroekonomia në këtë fakultet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.