Drita Bakija-Gunga
Doktor e shkencave të historisë
Lindi në dhjetor të vitit 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Shkallën e parë të Fakultetit Filozofike e kreu në Sarajevë, kurse shkallën e dytë e kreu në Prishtinë më 1970. Këtu i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1978 me temën: “ LËVIZJA E GRAVE TË KOSOVËS NE MES TË DY LUFTRAVE BOTRORE“. Mr. Drita Bakija-Gunga doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1982 me temën: “GRATË E KOSOVËS NË PERIUDHËN E NDËRTIMIT SOCIALIST 1945-1978“. Dr. Drita Bakija-Gunga në fillim punoi si prof. e historisë, kurse që nga viti 1975 punon në Institutin e Historisë së Kosovës të Prishtinës si bashkëpunëtore e lartë shkencore. Kjo ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë, ka një botim të veçantë, 12 punime shkencore të botuara dhe 15 punime – artikuj e kontribute të tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.