Donat Kurti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1903 në Shkodër. Mësimet e para dhe ato të mesmet i mori në vendlindje. Këtu i kreu edhe studimet e Larta për Teologji (është quajtur Anderseni shqiptar). Zotëronte: greqishtën e vjetër, latinishtën, italishtën, anglishtën, frengjishtën dhe rusishtën (të cilën e mësoi në Burgun e Burrelit). Pasi ishte njohës i shumë gjuhëve. Universiteti “San Antonio” i Romës ia dha titullin Doktor i Shkencave të Filologjisë. Dr. Donat Kurti bëri shumë për popullin shqiptarë. Shkroi poezi e prozë. Norbet Jokli e quan”Një ndër prozatorët më të mirë shqiptarë”. Pushteti komunist shqiptar e dënoi me vdekje me burgim të përjetëshëm që i vuajti 17 vjet në Burgun e Burrelit. Kur u lirua nga burgu jetoi në varfëri të skajshme. Ka të botuara 2 vepra dhe shumë përkthime. Vdiq më 1983 në Shkodër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.