Dodë Daka
Magjistër i shkencave të natyrës – matemetikës
Lindi më 1947 në Potërç të Poshtëm të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Pejë. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në prill të vitit 1981 me temën: ”GRUPET E PËRFITUARA ( 3, 4) TRANSPOZICIONE DHE GF-2 TRANSVEKSIONE”. Mr. Dodë Daka në fillim punoi si prof. i matematikës në gjimnazin dhe në Normalen e Prishtinës, më vonë zgjidhet asistent, e ligjërues i lëndës Programimi linear dhe teoria e gjasave në FSHMN-Dega e Matematikës të Prishtinës. Ka të botuara 1 punim profesional-shkencor si dhe temën e magjistraturës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.