← Shfleto

Din Mehmeti

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1932 në Gjocaj të Junikut. Shkollën fillore e kreu në Junik, të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1959. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”NËNA NË STRUKTURËN E LIRIKËS POPULLORE FAMILJARE SHQIPTARE”. Mr. Din Mehmeti së pari filloi punën si mësues, pastaj si profesor në SHLP “B.Curri” të Gjakovës prof. i Teorisë së Letërsisë Popullore ku punoi deri në pension. Mr. Din Mehmeti herët ka filluar të merret me shkrime. Filloi të botonte poezi që nga viti 1961. Ka të botuara 15 vëllime (Libra) poezish. 1 dramë. Poezitë e Din Mehmetit janë përkthyer në shumë gjuhë të kombeve dhe të kombësive në ish - Jugosllavi dhe jashtë saj. Mr. D. Mehmeti ka një numër shpërblimesh për poezitë e tij.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.