Dilshat Bytyçi
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1939 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në Vushtrri, të mesmen (gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Shkup më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën:”MUNDËSIA E ZHVILLIMIT TË TREGTISË PËR PERIUDHËN 1971-1985 ME MUNDËSINË E PËRDORIMIT TË KONCEPTIT TË MARKETINGUT”(kr). Mr. Dilshat Bytyçi në fillim punoi në Këshillin Komunal të Vushtrrisë, si prof. i Shkollës Ekonomike dhe si referent për çështje ekonomiko-shoqërore të Komitetit të LKJ në Vushtrri, gazetar i Radio Prishtinës, në “EXIKOS”, në Odën Ekonomike të Kosovës, si sekretar për informata, ndihmësekretari në Sekretariatin Krahinor për Tregti dhe të çmimeve, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Kosovës për çështje ekonomike, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Komunës së Prishtinës etj. Ka përpiluar Planin zhvillimor afatmesëm për bujqësi 1966-1970 dhe referent në administratën komunale të Prishtinë deri në pension.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.