← Shfleto

Dhimitër Stefo

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1934 në Theologo të Sarandës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Sarandë. Studimet e larta i kreu në Institutin e Naftës e të Gjeologjisë të Bukureshtit (Rumani) ku diplomoi si inxh.gjeolog. Ka doktoruar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1973 me temën: ” GJEOLOGJIA DHE PERSPEKTIVA E NAFTË-GAZMBAJTJES SË RAJONIT TË VURGUT”. Dr. Dhimitër Stefo së pari punoi si inxh.gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kërkimit të Naftës – Gazit në Butrint, kryegjeolog në Patos, dhe kryetar i grupit të rilevimeve në Institutin e Naftës e të Gazit në Kuçovë. Është marrë me kërkim-rilevim gjeologjik. Rezultatet i ka paraqitur në raporte të ndryshme për ndërtimin gjeologjik të vendit. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me dy “Urdhra Pune” si dhe me “Medaljen e Patriotit të demokracisë”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.