Dhimitër Prifti
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi më nëntor të vitit 1940 në Athinë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Tiranë. Studimet i filloi në Universitetin e Moskës (Rusi) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën: ” KUSHTET E FORMIMIT TË SHTRATIMEVE TË GAZIT NË DEPOZITIMET TORTONIANIT NË PJESËN PERENDIMORE TË ULTËSIRËS PANADRIATIKE DHE KRITERET GJEOLOGO-GJEOKIMIKE TË KËRKIMIT TË TIJ”. Dr. Dhimitër Prifti në fillim ishte gjeokimist-gjeolog në Laboratorin Qendror të Naftës në Kuçovë, mandej në Institutin e Naftës e të Gazit në Kuçovë e Fier, dhe specialist në Ministrinë e Industrisë dhe të Energjetikës të Tiranës. Më 1999 e mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. E ka bërë një studim gjeokimik të fushës së gazit. I ka të botuar 8 artikuj shkencorë, ishte bashkautor i një teksti universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.