Dhimitër (Mitrush Kurteli) Pasko
Doktor i ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1907 në Pogradec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme të Tregtisë (rumune) e kreu në Selanik. Studimet e larta në Akademinë e Shkencave i përfundoi për ekonomi më 1931 në Bukuresht. Shteti shqiptar nuk i kishte dhënë bursë për shkollim (se e kishte kritikuar). Bursë për shkollim i dha shteti rumun. Dhimitër Pasko – (Mitrush Kuteli) në Bukuresht mbrojti disertacionin në vitin 1934 me temën: “TRE PROBLEME TË BANKËS” (ru). Në këtë doktoratë u bë një kritikë e argumentuar për Bankën Kombëtare Shqiptare të vitit 1925. Kjo doktoranturë u shqua për nivel të lartë dhe u dha një vlerësim i lartë “Diplomum Magnom Cum Laude”. Dr. Dhimitër Pasko fillimisht u angazhua në Bankën Kombëtare Rumune, ishte edhe drejtor i saj, mandej ishte edhe nënpunës i lartë i Ministrisë së Financave dhe drejtor i Bankës së Çermencit. Dr. Dhimitër Pasko mbërriti në Shqipëri dhe ndejti dy javë pasi i kishte ndërruar jetë e ëma (IX-1942). Në periudhën 1943-1944 punoi në Bankën Kombëtare të Shqipërisë si konsulent për çështje monetare. Në vitin 1947 regjimi komunist e arrestoi Dh. Paskon me akuzën “Armik i Popullit” dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie. U dërgua në kampin e Voçishtit, ku punoi për tharjen e Kënetës së Maliqit. Dr. Dhimitër Pasko – Mitrush Kuteli botoi një sërë punimesh shkencore e letrare në to shqyrtoheshin problemet ekonomike të Shqipërisë. Dha kontribut të madh si letrar dhe përkthyes i veprave të njohura botërore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.