Demë Fetaj
Magjistër i bibliotekarisë
Lindi më 1944 në Strellc të Epërm të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Isniq, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike në Zagreb ku edhe magjistroi në janar të vitit 1983 me temën: ”ZANAFILLA DHE ZHVILLIMI I BIBLIOTEKAVE NË RSP TË SHQIPËRISË”(kr). Mr. Demë Fetaj së pari punoi si arsimtar e prof. në Deçan, Pejë e Prishtinë. Në Fakultetin Filozofik punoi si referent për mësime dhe çështje të studentëve. Ka qenë sekretar administrativ i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë-Letërsi e Kulturë Shqiptare të organizuara në Prishtinë. Merret edhe me shkrime (poezi). Aktualisht Mr. Demë Fetaj punon në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.