← Shfleto

Dedë Marku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1935 në Kalivarë të Pukës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Pukë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Leningradit (Sank-Petersburg) (Rusi), dhe u diplomua makropaleontolog më 1961. Në vitin 1999 u doktorua në Universitetin e Tiranës me temën: ”KRETAKU I MUNELLËS”. Dr. Dedë Marku ka punuar si makropaleontolog në Ndërmarrjen e Naftë - Gazit të Kuçovës. Në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit e Pukës, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Është marrë me studimin e makrofosileve të depozitimeve neogjenike. Është bashkautor i studimeve të ndryshme paleogjeografike. Ka shkruar monografi, ka të botuar 12 artikuj. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me “Urdhër për shërbime të shquara shoqërore dhe shkencore”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.