Dedë Kolndreu
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në janar të vitit 1944 në Lëkundë të Mirditës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet po aty, kurse Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, e kreu në Tiranë më 1968. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1993 me temën:” KARAKTERISTIKAT KRYESORE GJEOSTRUKTURORE TË DISA VENDBURIMEVE SULFURORE TË KRAHINËS SË MIRDITËS TË STUDIUARA ME ANALIZËN GJEOMEKANIKE”. Dr. Dedë Kolndreu së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut edhe si drejtor i saj. Ishte specializuar për gjeomekanik në Austri. Është marrë me kërkim-zbulime të vendburimeve të bakrit. Rezultatet e studimeve i paraqiti në kumtesa që mbaheshin në sesione shkencore dhe në artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.