Daut Rexhepaj
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1956 në Zabërxhë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujmir kurse të mesmen (Gjimnazin) në Klinë. Fakultetin e SHMN – Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHM – Dega e Anatomisë, Histologjisë dhe Embriologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën: ”AKTIVITETI HISTOKIMIK I HSD ( HIDROKSI STEROID DEHIDROGJENOZAVE ) NË KORËN E GJËNDRËS MBIVESHKORE TE DISA GJITAR” (kr ). Mr. Daut Rexhepaj doktoroi në FSHMN të Prishtinës në korrik të vitit 1991 me temën: ” DISA CILËSI MORFOHISTOLOGJIKE DHE HISTOENZIOMATIKE TË LËKURES SË BUALLICËS”. Dr. Daut Rexhepaj së pari punoi si profesor i biologjisë e në maj të vitit 1981 u zgjodh asistent në FSHMN në Degën e Biologjisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof.ordinar i Anatomisë së bimëve. Ka të botuara 20 punime shkencore një tekst për shkolla fillore, 2 tekste për shkolla të mesme, njerin si autor e tjetrin si koautor. Ka edhe një tekst universitar për biologji.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.