← Shfleto

Daut Berisha

Magjistër i artit – pikturës

Lindi më 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe Shkollën e Artit, i kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Arteve të Bukura në Paris (Francë), ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970. Mr Daut Berisha tërë veprimtarinë artistike e zhvilloi në Francë ku organizoi ekspozita personale në Paris dhe në vende të tjera të Francës, mandej në Meksikë dhe në Los Angeles të SHBA. Ka organizuar edhe ekspozita kolektive në Paris dhe në qendra tjera në Francë, ku jeton dhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.