Dashamir Xhaxhiu
Doktor i shkencave të bujqësisë – mjekësis veterinere
Lindi më 1957 në Tiranë. Shkollimin fillor të mesmin dhe Fakultetin e Mjekësisë Veterinere i kreu në vendlindje-Tiranë më 1982. Pas diplomimit emërohet asistent në Katedrën e Fiziologjisë-Biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë Veterinere të Tiranës. Më 1988 mori gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Metabolizmit dhe të çrregullimit të tij në kafshët bujqësore, mandej emërua pedagog i lëndës së Biokimisë dhe përgjegjës i Katedrës së Fiziologjisë-Biokimisë. Më 1991 shkoi për studime në Universitetin Teknik të Mynihut të Gjermanisë e mandej emrohet dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinere. Më 1994 i u dha titulli “Profesor”. Dr. Dashamir Xhaxhiu u specializua në Universitetin e Berlinit dhe tash është Prof. Ordinar i Fakultetit të Mjekësisë Veterinere të Tiranës. Ka botuar shumë artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit dhe është autor-koautor i disa teksteve universitare. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.