← Shfleto

Dalip Limani

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1952 në fshatin Sefer të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në Llojan, kurse gjimnazin në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Zagrebit kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1997. Mr. Dalip Limani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në tetor të vitit 1999 me temën: ”FAKTORËT E PËRGJITHSHËM DHE LOKALË QË NDIKOJNË NË DEHICENCËN E ANASTOMOZAVE KOLOREKTALE PËR SHKAK TË KARCINOMËS, PËR PERIUDHËN 1988 – 1997 NË KOSOVË”. Dr. Dalip Limani së pari punoi si mjek në Klinikën e kirurgjisë në Prishtinë. Specializimin për Kirurgji e kreu në Universitetin e Zagrebit më 1982. Pas specializimit u zgjodh asistent i lëndës së Kirurgjisë, mandej edhe prof. Asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuar 253 punime profesionale e shkencore si autor-koautor. Ka marrë pjesë në disa simpoziume-konferenca në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.