← Shfleto

Dali Emërllahu

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1938 në Breznicë të Bujanocit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Muçivërc, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1963, doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1983 me temën: ”SENDERTIMET DHE PERSPEKTIVA E EDUKATËS DHE E ARSIMIT POLITEKNIK NË KOSOVË”. Dr. Dali Emërllahu së pari punoi si mësues, pastaj profesor në Normale të Prishtinës. Prej vitit 1969 u zgjodh prof. në SHLP të Prishtinës për lëndët pedagogji dhe metodikë e Edukimit politeknik dhe arriti deri te prof. ordinar në Fakultetin e Mësuesisë në Prishtinë. Ka qenë prorektor i Universitetit të Prishtinës. Ka të botuara më se 200 njësi bibliografike dhe 7 tekste universitare dhe ka 3 tekste të përkthyera nga serbishtja, dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.