← Shfleto

Cen Bytyçi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në gusht të vitit 1957 në Vranoc të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Gorazhdec, kurse të mesmen (gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1993 me temën:”ZHVILLIMI I KËRDHOKULLAVET TË FËMIJËT PAS TRAJNIMIT NË ÇCZHK”(kr). Mr. Cen Bytyçi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”ULTRASONOGRAFIA MORFOMETRIKE E KËRDHOKULLAVE TË TË POSALINDURIT DHE MATAKËT “. Dr. Cen Bytyçi së pari punoi si mjek në Qendren Mjekësore në Pejë, në Repartin e ortopedisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i lëndës Ortopedia e fëmijëve në këtë fakultet. Specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe Zagrebit, mandej e shfrytëzoi bursën e Fondacionit AO dhe specializoi edhe në Gjenevë, Lozanë të Zvicrës. Dr. C.Bytyçi është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare AOASIF (EPOS-it). Ka marrë pjesë në disa simpoziume dhe kongrese ndërkombëtare dhe ka të botuara 62 punime profesionale dhe 15 punime shkencore të lëmit të ortopedisë pediatrike si autor-koautor dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.