Byrhan Dida
Doktor i shkencave të mjekësisë – farmacisë
Lindi më 1938 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Farmakologjisë-Biokimisë e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1973 me temën: ” IMUNOGLOBOLINI TEK TË SËMURËT NGA LIA-VARIOLA”(kr). Mr. Byrhan Dida doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1977 me temën: ” FRAKSIONET RADIALOIMUNODIFUZIONALE DHE ELEKTROFORETIKE TË PROTEINAVE TË SERUMIT DHE TË LIKUARIT TE FORMAT E NDRYSHME TË SHIZOFRENISË DHE TË SËMURËT NGA SINDROMA EKSTRAPIRAMIDALE”(kr). Dr. Byrhan Dida në fillim ka punuar në Laboratorin e Biokimisë në Prizren. Pasi specializoi biokiminë në Zagreb më 1972 zgjidhet asistent i biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar në këtë fakultet. Specializoi edhe në Hjuston (SHBA). Ka marrë pjesë në disa Kongrese dhe simpoziume dhe ka të botuara 40 punime shkencore si autor-koautor. Punon në Institutin e Biokimisë të Prishtinës ku ka qenë edhe shef i Institutit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.