But Dedaj
Magjistër i skencave të ekonomisë
Lindi në korrik të vitit 1965 në Dresnik të Klinës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Klinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1989. Ka qenë student i dalluar në mësime. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”ROLI I SHKENCËS DHE I TEKNOLOGJISË NË ZHVILLIMIN EKONOMIK ANALIZA E DISA ASPEKTEVE TË PËRGJITHSHME”. Mr. But Dedaj specializoi në Fakultetin Ekonomik të Absterdamit, në Shtetin e Arizonës (SHBA) për Ekonomi Ndërkombëtare ku mori edhe Çertifikatë. Punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës si asistent i lëndëve: Teoria e sistemit Ekonomik. Bazat e Biznesit si dhe Teoria e politika e zhvillimit ekonomik dhe Makroekonomia I në këtë fakultet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.