Burim Nimani
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1949 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”PROPORCIONET DHE DISPROPORCIONET NË LIDHJE ME SHFRYTËZIMIN E FAKTORIT TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Burim Nimani së pari punoi si gazetar në Radio Beograd në emisionin shqip, dhe më 1977 u zgjodh asistent i lëndës afarizmi finaciar në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Tash është ligjërues i kësaj lënde. Mr. B. Nimani ka të botuara 15 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.