Burhan Dizdari
Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknik
Lindi më 1932 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet e Zooteknikës i kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës më 1957. Pas diplomimit ishte udhëheqës për Zooteknik, më vonë, pedagog u mor me njëthundrakët, me punën e përmirësimit të racës së kuajve në shkallë kombëtare dhe mu për atë kontribut shkencor mban titullin “Bashkëpuntor shkencor”. Dr. Burhan Dizdari dha kontribut të veçantë si specialist për njëthundrakët, ishte në krye të veprimtarisë sportive me kuaj. E ka një veprimtari të gjerë botimeve shkencore si autorë e bashkautor i disa librave e teksteve mësimore-universitare si dhe i shumë studimeve e artikuj shkencorë të botuar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.