Bukurije Salihu
Magjistër e artit – pikturës
Lindi në nëntor të vitit 1960 në Gajre të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Tetovë. SHLP – Drejtimi i Artit Figurativ - e kreu në Shkup më 1983. Fakultetin e Arteve të Bukura e kreu në Tetovë më 1998. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën : ”TEMA GJENETIKE DHE HAPËSIRA KOMPOZICIONALE “. Mr. Bukurije Salihu së pari punoi si arsimtare e Artit në Tetovë. Ka organizuar ekspozita me nxënës dhe ka marrë çmime në shkallë Republike në Shkup. Mr. B. Salihu ka marrë pjesë në ekspozita kolektive dhe individuale në Tetovë dhe gjetiu.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.