← Shfleto

Bukurije Krasniqi

Magjistër e shkencave të historisë

Lindi më 1943 në Hoçë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1978 me temën; ”REFORMA AGRARE DHE KOLONIZIMI NË RRETHIN E PODRIMES NË KOHËN E JUGOSLLAVISË BORGJEZE NË PERIUDHËN 1918-1941”. Mr. Bukurije Krasniqi punoi si prof. e historisë në Qendrën Shkollore dhe në Gjimnaz të Prizrenit. Tash jeton në Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.