Bukurie Dumani
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në dhjetor të vitit 1951 në Tiranë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik-Dega Ekonomi Industriale i kreu në Tiranë më 1974. Bukurie Dumani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1994, më vonë mori titullin “ Profesor i Asociuar”. Dr. Bukurie Dumani i kreu kualifikimet pasuniversitare në Paris në Institutin e Studimeve dhe Etudës Politiques, në Universitetin Katolik Louvoin në Institutin Ndërkombëtar i Kërkimeve KB. Për popullsi në zhvillim. Diplomoi në ciklin e tretë të Universitetit Katolik të Louvaini-it. Në Universitetin Makedonia në Selanik, mandej në Belgjikë kreu specializim si dhe në Institutin e Barit të Italisë. Punoi në Kombinatin Poligrafik, pedagoge në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ka punuar edhe në shkollën e Mesme Ekonomike të Tiranës. Ishte pedagoge e statistikës dhe demografisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës dhe i ligjëroi lëndët: Teoria e statistikës dhe statistika e ekonomisë. Ka botuar edhe tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.