Bujar Turjaka
Doktor i kulturës fizike
Lindi në gusht të vitit 1968 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Prishtinë më 1993. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 2000 me temën: ”VLERËSIMI I DISA KARAKTERISTIKAVE TRUPORE DHE I AFTËSIVE MOTORIKE TË PËRGJITHSHME DHE SPECIFIKE TË RËNDËSISHME PËR ORIENTIM NË BASKETBOLL”. Mr. Bujar Turjaka doktoroi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës në korrik të vitit 2004 me temën: ”NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE ANTROPOMETRIKE, MOTORIKE DHE FIZIOLOGJIKE NË SUKSESIN GARUES TE JUNIORËT KOSOVAR NË SKITARINË ALPIKE”. Dr. Bujar Turjaka së pari punoi si bashkëpunëtor, asistent e tash është ligjërues i lëndës Skijimit në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinë. Ka të botuara 7 punime profesionale, 5 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.