← Shfleto

Bujar Spahiu

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1938 në Kolesjan të Kukësit. Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1976 me temën: ”VEPRA PENALE KUNDËR POPULLIT DHE SHTETIT SIPAS LP TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË” (kr). Mr. Bujar Spahiu së pari punoi si mësues në rrethin e Prizrenit e Dragashit mandej si jurist në fabrikën “Printeks” të Prizrenit, Zëvendës dhe prokuror në gjykatën e Prizrenit, por prej vitit 1976 punoi në Gjykatën Supreme të Kosovës në Prishtinë. Vdiq më 1978.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.