Bujar Domi
Magjistër i shkencave të natyres – kimisë
Lindi në qershor të vitit 1953 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe tri klasë të gjimnazit i kreu në vendlindje, kurse vitin e katërt e kreu në Moorhead, lowa në SHBA. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Kimisë, Drejtimi Metodat fizike në Kimi në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”MEKANIZMI I REAKCIONIT TË KOBALT (II) PROTOPORFIRINËS IX DIMETIL ESTERIT NË SOLVENT KOORDINUES APROTI”(kr). Mr. Bujar Domi së pari u zgjodh profesor i Kimisë në Gjimnaz të Gjakovës e mandej asistent në Degën e Kimisë të FSHMN në Prishtinë ku punoi deri më 1986 kur u zgjodh udhëheqës i Laboratoriumit Biokimik Mjekësor në Spitalin e Gjakovës, kurse prej vitit 1991 është pronar i “Labochem” në Gjakovë. Ka qenë në specializim për Biokiminë Mjekësore dhe ka një punim shkencor të botuar në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.