Bujar Demjaha
Magjistër i disenjit grafik
Lindi në tetor të vitit 1960 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Arkitekturës e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Beograd, magjistroi në Fakultetin e Arteve-Dega e Disejnit Grafik në Prishtinë në korrik të vitit 1998 me temën: ”PREZENTIMI VIZUEL TIPOGRAFIK I POEZISË SË EQREM BASHËS”. Mr. Bujar Demjaha së pari punoi në Entin Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Prishtinës, në Byron Projektuese “Unikosprojekt” në Prishtinë e mandej është zgjedhur asistent i lëndës Vizatimi në Hapësirë në Fakultetin e Arkitekturës të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.