← Shfleto

Brahim Avdyli

Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1951 në Treboviq të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Pejë. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Zoologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën: ” SHPËRNDARJA E TRICHOPTERËS NË MAKROBENTOS E RAJONIT E BURIMIT TË DRINIT TË BARDHË”(kr). Mr. Brahim Avdyli një kohë punoi si arsimtar i biologjisë në shkollat e mesme të Pejës. Ka punuar si prof. i biologjisë në shkollat e mesme në Skenderaj, kurse pas vitit 1999 Mr. B. Avdyli e la arsimin dhe po merret me tregti dhe jeton në Skenderaj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.