← Shfleto

Blerim Reka

Doktor i shkencave juridike

Lindi në maj të vitit 1960 në Rashqe të Shkupit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Shkup, kurse Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1982. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1994 me temën: ”CENIMET E QARKULLIMIT TË MALLRAVE DHE TË SHËRBIMEVE NË TREGUN UNIK, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË MONOPOLIZIMIN DHE KONKURENCËN JOLOJALE”. Mr. Blerim Reka doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në tetor të vitit 2002 me temën: ”SISTEM JURIDIK NË KOSOVËN E PASLUFTËS BRENDA UNMIK-ut 1999-2000 PUSHTETET DHE KUFIZIMET”. Dr. Blerim Reka në fillim punoi si gazetar i “Rilindjes”, Korrespondent i BBC për Kosovën, komentator i Politikës së jashtme, zëvendëskryeredaktori i gazetës “Bujku” në Tiranë, Nju Jork, Shkup e Prishtinë. Dr. B.Reka ka kryer dy specializime ndërkombëtare në Budapest dhe Gjenevë, ka qenë drejtor i “Rilindjes” në Prishtinë, ka 6 botime për Çështjen e Kosovës. Tash punon në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë si prorektor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.