Blerim Burjani
Magjistër i shkencave juridike
Lindi në shtator të vitit 1969 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (ekonomike) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1993. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1999 me temën: ”KONFLIKTI ADMINISTRATIV ME SHQYRTIME KRAHASIMORE”. Mr. Blerim Burjani në fillim punoi si gazetar në gazetat: “Studenti”, “Bota e Re” në Kolegjin e Arteve dhe të shkencave sociale, është ligjërues dhe këshilltar Politik në Ministrinë e mirëqenjës sociale në Prishtinë. Ka të botuara 12 punime profesionale, 14 punime shkencore, 3 drama dhe 4 libra tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.