Bislim Pireva
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1946 në Tugjec të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Koretin, Shkollën e mesme (Normale), SHLP dhe Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letersi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1979. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1985 me temë: ”E FOLMJA SHQIPE E JABLLANICËS SË EPËRME TË MEDVEGJËS”. Mr. Bislim Pireva në fillim punoi si mësues në vendlindje, mandej si prof. i gjuhës shqipe në Shkollën Ekonomike të Gjilanit, në RTV të Prishtinës si lektor. Ka të botuara 10 punime shkencor dhe 8 punime profesionale edhe një Fjalor Gjermanisht-Shqip.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.