Bislim Boshnjaku
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në gusht të vitit 1952 në Tropojë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1975. Po në këtë fakultet doktoroi më 1992 me temën: ”TIPARET KRYESORE TË MINERALIZIMEVE TË E.G.P. NË VENDBURIMIN BREGU I BIBËS. MENDIME MBI PËRSPEKTIVËN E KËRKIMIT TË E.G.P. NË MASIVIN OFIOLOTIK TË TROPOJËS”. Dr. Bislim Boshnjaku punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në B. Curr, mandej si kryegjeolog i Ndërmarrjes Gjeologjike të Kukësit, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë, specialist dhe shef në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar në Tiranë. Ka përgatitur dy raporte gjeologjike, 2 artikuj shkencorë dhe ka qenë bashkautor i një monografie. U dekorua më “Medaljen për punë të shquar në miniera-gjeologji”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.