Binard Bilota
Akademik
Lindi më 1843 në Frasnitë të Kozencës (Itali). Mësimet e para i kreu në vendlindje. Mësues e kishte Jeronim de Radën. Studimet i bëri në Kolegjin e Shën Andrianit në Shën Mitër-Koronë. Veprimtarinë letrare e filloi që nga vitet 1870, ku së pari shkroi vjersha, poema, novela, tregime e më vonë monografi, e studime etnografike Italisht dhe në gjuhën shqipe. Si kurorëzim i të gjitha punimeve iu dha DIPLOMA e anëtarit të përhershëm që ia dha Akademia Kombëtare e Diturisë, Letërsisë dhe Arteve e Firencës, ndërsa “Akademia e Leonardo Da Vinçit” e Torontos e pranoi anëtar të vet, ashtu siç veproi edhe”Akademia Ndërkombëtare”e Napolit. Këto anëtarësime ishin një afirmim i denjë i këtij krijuesi (Binard Bilota), përkatësisht studiuesit-letrarit të madh arbresh të shekullit të kaluar. Pra, ky shkencëtar i shekullit XIX (Binard Bilota) është njeriu i parë nga shqiptarët që u zgjodh anëtar i disa akademive të shkencave të Italisë. Akademik Binard Bilota la pas vetes të botuara dhe të pabotuara jo më pak se 20 vepra shkencore-letrare. Vdiq në Kozencë të Italisë më 1918.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.