← Shfleto

Bilall Golemi

Doktor i veterinarisë

Lindi në shkurt të vitit 1899 në Golem të Gjirokastrës. Sa ishte fëmijë, familja e Bilallit shkoi në Stamboll. Bilalli atje e kreu shkollën fillore dhe të mesmen si dhe Studimet e larta ushtarake të veterinarisë dhe diplomoi më 1920. Pas diplomimit punoi si mjek ushtarak me gradë Kapiteni. Bilall Golemi kreu studimet dhe u specializua në Gjermani dhe në Francë. Në Shkollën me emër të Alfordit e mbrojti doktoratën dhe punoi në Francë me ekspertët e njohur francezë. Më 1928 u kthye në Shqipëri dhe ngriti Laboratorin e I bakterologjik dhe organizoi shërbimin veterinarisë në vend. Organizoi kontrollimin sanitar të mishit. Nën mbikëqyrjen e Dr. Bilall Golemit u ngrit Klinika e I e Veterinarisë në Shqipëri. Më 1930 u dënua me burgim të përjetshëm. Pas lirimit nga burgu u detyrua ta lëshonte Shqipërinë, dhe të shkonte përsëri në Turqi (Ankara), ku punoi në Institutin e Veterinarisë. Më 1952 u emërua drejtor i prodhimit të BCG në Institutin Qendror të Ankarasë. Dr. B. Golemi ka më se 50 botime të ndryshme shkencore. Për kontributin e dhënë në lëminë e Veterinarisë në Shqipëri dhe për nderë të tij Institutit Kërkimor i Veterinarisë Tiranës iu dha emri i “Dr. Bilall Golemi”. Ky shkencëtar i dalluar vdiq larg atdheut të dashur, në Turqi më 1955.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.