Besnik Hoxha
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në korrik të vitit 1946 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. FSHMN-Dega Kimi - e kreu në Zagreb më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”STUDIME TERMOKIMIKE TË ASOCIACIONEVE TË JONEVE TË BAKRIT DHE KADMIUMIT ME JONIN-HIDROKSIPROPIONAT DHE PROKSIONAT”(kr). Mr. Besnik Haxha doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit në qershor të vitit 1986 me temën ”REAKSIONET E KOMPLEKSEVE HALOGJENIDE TË Mo(II) ME ALKOOLE ALIFATIKE”(kr). Dr Besnik Hoxha në fillim punoi si prof, në Gjimnazin e Gjakovës, kurse prej vitit 1976 punon në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës së pari si asistent i lëndës kimia analitike dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 25 punime shkencore, 4 kumtesa, 2 projekt shkencore dhe 3 dispensa.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.