← Shfleto

Besnik Geci

Magjistër i kulturës fizike

Lindi në shtator të vitit 1962 në Rogoçicë të Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Kamenicë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i regjistroi në Sarajevë, kurse i kreu në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 2000 me temën: ”ANALIZA E DISA DIMENSIONEVE ANTROPOMETRIKE DHE MOTORIKE TË VOLEJBOLLISTËVE NË KOSOVË”. Mr. Besnik Geci punën e filloi si prof. i fiskulturës në Qendrën Shkollore të Kamenicës, më 1989 u pranua asistent në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës për volejboll dhe hendboll. Mr. B. Geci si i përndjekur politik emigroi në Santiago të Kalifornisë ku tash jeton me familje. Ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.