← Shfleto

Besim Sllamniku

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1942 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1964. Specializimin e bëri në Zagreb dhe Stokholm. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”PROBLEMATIKA E BLLOK RESEKCIONIT PROFILAKTIK (ELEKTIV) DHE KREATIV (TERAPEUTIK) TË QAFËS TE KARCINOMI I LARINGUT”(sr). Dr. Besim Sllamniku së pari punoi si mjek në Spitalin e Prishtinës, e më 1972 u zgjodh asistent i Otorinolaringologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë drejtor i Klinikës ORL-së të Prishtinës dhe kryetar i Shoqatës së Otorinolaringologëve të Kosovës dhe të ish - Jugosllavisë. Ka qenë për specializim edhe në Vashington. Ka të publikuara mbi 100 punime shkencore, 2 jashtë vendit dhe 3 tekste universitare me bashkëautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.