← Shfleto

Besim Hasimja

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1966, ku e kreu edhe specializimin në Institutin e Mjekësisë së Punës. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në korrik të vitit 1987 me temën: ”MORBILITETI NDËR PUNËTORËT E INKUADRUAR NË PRODHIMIN E GAZIT NGA THËNGJILLI”. Dr. Besim Hasimja së pari punoi si mjek në “Napredak” të Gjakovës, kurse prej vitit 1972 në Dispanzerin e Medicinës së Punës në Obiliq. Ka ligjëruar lëndën Mjekësia e punës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë që arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Ka të botuara 26 punime shkencore si autor-bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.