← Shfleto

Besim Gashi

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi në shkurt të vitit 1974 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Artit) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Drejtimi i Skulpturës e kreu në Prishtinë më 1996. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 2000 me temën: ”VIZIONI I PËRSHKRIMIT TË BOTËS MITOLOGJIKE SHTAZORE”. Mr. Besim Gashi punoi në TV të Prishtinës dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale e kolektive në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.